Zyrtare: Bernardeschi largohet nga Juventusi

Frederico Bernardeschi do të largohet nga Juventusi në ditët në vijim.

Sport

30/06/2022 11:37

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.

Lojtarit i skadoi kontrata në verën e këtij viti, andaj cilado skuadër që është e interesuar për të, duhet të kujdeset vetëm për pagën e tij.

Futbollisti erdhi në Torino në vitin 2017 nga Fiorentina, për një shumë prej 40 milionë euro.

Tanimë vlera e tij në tregun e transferimeve ka rënë dukshëm. Ai tani vlen hiç më shumë se 10 milionë euro. /Lajmi.net/