Atletico Madrid futet në garë për Scamaccan
Atletico Madrid janë futur në garë për sulmuesin e Sassuolos, Gianluca Scamacca.
Sport
Forma e mirë e italianit te Sassulo sezonin e kaluar ka ndikuar që disa klube të shfaqin interesim për të.
Ishte Milan fillimisht që shfaqën interesim drejt 23 vjeçarit, ndërsa së fundmi edhe Atletico Madrid.
Sipas ‘AS’, drejtuesit e klubit spanjoll janë duke e monitoruar Scamaccan, përcjell lajmi.net.
Shuma që duhet të paguajë klubi që e kërkon lojtarin në ekip është rreth 30 milionë euro.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e sulmuesit./Lajmi.net/