E konfirmon drejtori i Bayern: Nuk janë të vërteta lajmet për interesimin e Ronaldos

Drejtori i Bayern-it, Hasan Salihamidzic, mohon thashethemet për Cristiano Ronaldo.

Sport

24/06/2022 18:21

Mbrëmë u përhapen lajmet që Bayern Munich kanë shfaqur interesim për transferimin e Ronaldos, si zëvendësues i Robert Lewandowskit.

Pasi, sulmuesi polak është afër transferimit te Barcelona.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar drejtori i klubit gjerman, duke thënë se ai ka karrierë të jashtëzakonshme, por nuk kanë shfaqur interesim për të.

“Cristiano Ronaldo është një top lojtar me një karrierë të jashtëzakonshme. Megjithatë, historitë për marrëveshje të mundshme me Bayernin NUK janë të vërteta”, tha ai për ‘SkyDE’, përcjell lajmi.net.

“Këto thashetheme nuk kanë të vërtetë”, përfundoi ai./Lajmi.net/