Man Utd kontakton drejtpërdrejt me De Jong

Manchester United ka kontaktuar drejtpërdrejt me mesfushorin e Barcelonës, Frenkie De Jong.

Sport

21/06/2022 23:01

Futbollisti e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga “Camp Nou” dhe është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat.

Sigurisht, holandezi do të preferonte një kalim në “Old Trafford”, pasi aty do ta gjente një njohje të vjetër, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për Erik Ten Hag që ishte trajner i futbollistit edhe gjatë kohës sa ky i fundit luante për Ajaxin.

Që ky bashkim të ndodhë sa më shpejt po përkujdesen drejtuesit e “Djajve të Kuqë” që e kanë kontaktuar personalisht lojtarin për ta pyetur në lidhje me këtë çështje.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, ende nuk ka marrëveshje për shifrën e këtij transferimi, por ajo që jep sinjale pozitive se kjo punë do të kryhet është dëshira e lojtarit për ta lënë klubin katalunas.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhë kjo situatë, duke e ditur se për lojtarin mund të shfaqen edhe skuadra të tjera. /Lajmi.net/