Inter pranë goditjes së dyfishtë – Mkhitaryan dhe Onana afër kompletimit të transferimit

Inter do të bëjë një goditje të dyfishtë ditëve të ardhshme.

Sport

19/06/2022 18:00

Skuadra ‘Zikaltër’ do të sjell në ‘San Siro’ një përforcim për portën dhe një për mesfushën.

Raportime të Fabrizio Romano bëjnë të ditur se Henrikh Mkhitaryan dhe Andre Onana janë afër kompletimit të transferimit, përcjell lajmi.net.

Sipas po të njëjtit burim, dy lojtarët do të zyrtarizohen ditëve të ardhshme.

Të dyja lëvizjet Inter do t’i kryej me parametra zero, si transferime të lira.

Mkhitaryan luajti sezonin e kaluar me Romën, kurse Onana me skuadrën e Ajax. /Lajmi.net/