Tha se mezi ia del deri në fund të muajit, por zv/ministri Durmishi bleu veturë mbi 23 mijë euro

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar sot deklarimet e pasurisë së zyrtarëve shtetërore.

Lajme

14/06/2022 14:07

Është edhe zv/ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ai i cili ka deklaruar pasurinë e tij.

Por ditë më parë në një prej mediave në vend, Durmishi pati deklaruar se mezi ia del në fund të muajit,me paratë të cilat ai ka.

Por në bazë të deklarimit nuk del të jetë ashtu. Madje Hysen Durmishi nuk është as afër këtij deklarimi, pasi së voni saktësisht në vitin e kaluar ai arriti që të blejë veturë në vlerë 23 mijë e 700 euro.

Ndryshe në kuadër të Qeverisë Kurti del se shumë ministra janë jashtëzakonisht të pasur./Lajmi.net/