De Jong: Do më pëlqente të kisha në ekip Lewandowskin
Mesfushori i Barcelonës, Frankie De Jong ka folur në lidhje me Robert Lewandowski.
Sport
Lewandowski është i lidhur ngushtë me një transferim në ‘Camp Nou’.
Ishte mesfushori i Barcës, De Jong që tha se do t`i pëlqente të kishte në ekip një lojtarë siç është ylli polak.
“Lewandowski është një lojtar i pabesueshëm, një nga më të mirët në botë. Natyrisht që do më pëlqente të kisha në ekip një lojtar si ai”, ishin fjalët e mesfushorit, përcjell lajmi.net.
De Jong së fundmi është i lidhur me një largim drejtë Manchester United./Lajmi.net/