Chelsea dhe Man United pas Ferland Mendy
Ferland Mendy është në listën e dëshirave të dy skuadrave të mëdha angleze.
Sport
Manchester United dhe Chelsea po synojnë të bëjnë një lëvizje për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes.
Raportime të ‘Fichajes’ bëjnë të ditur se United dhe Chelsea kanë shfaqur interesim për Ferland Mendy, përcjell lajmi.net.
Reprezentuesi francez nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij te Real Madridi.
Ofertat do të dëgjohen dhe United dhe Chelsea pritet të bëjnë lëvizjet e tyre. /Lajmi.net/