James: Do të bëjë gjithçka që të jem zgjedhja e parë për trajnerin e kombëtares

Mbrojtësi i djathtë i Chelsea, Reece James ka folur në lidhje me minutat e tij te kombëtarja angleze.

Sport

12/06/2022 12:11

Gareth Southgate në krahun e djathtë të mbrojtjes ka tre lojtarë që me ekipet e tyre po kalojnë sezone fenomenale.

Trent Alexander Arnold lojtar i Liverpoolit, Reece James i Chelsea dhe Kyle Walker i Manchester City.

Trajneri anglez nuk duket i vendosur se me cilin do të startojë, por është James që ka thënë që do të bëjë çdo gjë që të jetë në formacionin bazë të kombëtares.

“Do të bëjë gjithçka që të jem zgjedhja e parë e trajneri”, tha ai , përcjell lajmi.net.

James filloi nga minuta e parë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Italisë, kurse ndaj Hungarisë nuk luajti fare, takimin ndaj Gjermanisë e filloi nga banka rezervë./Lajmi.net/