Zyrtare: Progni transferohet te Llapi
Gerhard Progni është transferuar te skuadra e Llapit.

Sport
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Lojtari paraprakisht luajti për skuadra të tilla si Skënderbeu e Gjilani.
Futbollisti pati një sezon fantastik me gjilanasit duke qenë njeriu kryesor te kjo skuadër.
Lojtari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Llapin dhe do t’u ndihmojë podujevasve në garat evropiane.
Ja njoftimi i klubit
Mirësevjen Gerhard Progni!
Fanellën e Llapit do ta vesh edhe golashënuesi më i mirë i Superligës, Gerhard Progni
KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me golashënuesin më të mirë të Superligës, ish-kapitenin e Gjilanit, Gerhard Progni.
Progni tek Llapi vie pas një periudhe 3 vjeçare të kaluar tek skuadra e Gjilanit, tek të cilët në sezonin e fundit ishte edhe kapiten i skuadrës.
Sulmuesi i krahut të djathtë në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura si Partizani, Dinamo, Skënderbeu dhe Teuta.
Progni tek Llapi vie si ndihmesë e madhe për fazën e sulmit në prag të ndeshjeve evropiane si dhe edicionit të ri të Superligës.
Golashënuesi më i mirë i Superligës sot ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me fituesin e Kupës së Kosovës dhe menjëherë ka filluar stërvitjet me grupin e futbollistëve.
Vazhdojmë PROGNI. /Lajmi.net/