Barca ka gati ofertën për Dodo

Barcelona ka përgatitur ofertën për ‘Dani Alvesin e ri’.

Sport

09/06/2022 14:02

Skuadra katalane ka shënjestruar mbrojtësin brazilian të Shakhtar Donetsk, Dodo si të duhurin për krahun e djathtë.

Sipas raportimeve të fundit nga ‘Sport’, Barcelona ka përgatitur edhe ofertën që do t’i dërgojë Shakhtarit, përcjell lajmi.net.

Barca janë gati të bëjnë ofertë për një vit huazim, me opsion për blerje.

Nëse katalanët do të vendosnin për blerjen e kartonit të Dodo, atëherë ata duhet të paguajnë  20-25 milionë euro.

Dodo shihet si pasardhësi i Dani Alves në krahun e djathtë të mbrojtjes. /Lajmi.net/