Van Gaal paralajmëron Unitedin: Frenkie vlen 120 milionë

Louis van Gaal nuk ka kursyer lëvdatat për Frenkie de Jong.

Sport

09/06/2022 11:45

Lojtari ka bërë paraqitje brilante me skuadrën e Holandës. Ai luan shumë më mirë me kombëtaren sesa bën te Barcelona.

Frenkie de Jong po merr vëmendjen e Manchester United. Sipas selektorit të Holandës, ‘Djajtë e Kuq’ duhet të paguajnë 120 milionë euro për të. Ky është sugjerimi i tij, pasi për lojtarin vendos Barcelona.

“Unë e kam ditur se sa ka rëndësi Frenkie. Nuk kam nevojë më ta shoh atë”, ka thënë Van Gaal, transmeton lajmi.net.

“Frenkie sjell kualitete ekstra, kjo është arsyeja pse ai kërkon 112 milionë euro”, ka shtuar trajneri.

Manchester United thuhet të kenë nisur një ofertë prej 60 milionë eurove + 20 të tjera si bonuse, për kartonin e De Jong.

Barcelona do ta shes lojtarin vetëm nëse arrin marrëveshje për transferimin e Bernardo Silvas. /Lajmi.net/