Kosova ‘tollovi’ ndaj Irlandës V: 2 të suspenduar, 3 të lënduar, 1 i larguar dhe 6 tjerë në rrezik për Greqinë

Kombëtarja e Kosovës vazhdon sonte aventurën e saj në Ligën e Kombeve.

Sport

09/06/2022 09:02

Dardanët janë nikoqirë të kombëtares së Irlandës Veriore, në kuadër të Ligës C të Kombeve, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje, Kosova vjen në një ‘tollovi’ lojtarësh, si pasojë e kartonëve, lëndimeve por edhe largimeve të papritura.

Giresse duhet të bëjë kalkulimet pa Fidan Alitin dhe Aro Muric, të dy këta që u ndëshkuan me kartonë të kuq në ndeshjen ndaj Greqisë.

Po ashtu, telashe hapin edhe Mërgim Vojvoda, Edon Zhegrova (dyshim) dhe Vedat Muriqi (dyshim).

Nëse mendohet edhe për lojën e vikendit (kthyese ndaj Greqisë), situata komplikohet edhe më shumë.

Plot gjashtë lojtarë rrezikojnë të humbin ndeshjen ndaj Greqisë, nëse ndëshkohen me kartonë të verdhë.

Mirlind Kryeziu, Lirim Kastrati, Florian Loshaj, Ibrahim Dresevic, Amir Rrahmani dhe Betim Fazliji janë të ndëshkuar me kartonë.

Edvin Kurtulus është lojtari që ka lënë grumbullimin para ndeshjes së parë, për t’iu bashkuar Suedisë, kurse Florent Hadërgjonaj për arsye personale nuk është grumbulluar fare. /Lajmi.net/