LDK e thërret në takim, ambasadori amerikan jep detaje se çfarë u diskutua
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka vizituar sot zyrtarët e Lidhjes Demokratike.

Lajme
Pas takimit që pati me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ambasadori Hovenier deklaroi se me ftesë të lidershipit të LDK-së sot pati një diskutim të mirë lidhur me zhvillimet në vend.
“Me ftesë të lidershipit të Lidhjes Demokratike të Kosovës , pata një diskutim të mirë me zyrtarët e LDK-së për një sërë prioritetesh të përbashkëta”, shkroi ambasadori Hovenier.
Ai tha se opozita e përgjegjshme politike luan një rol kritik në shoqëritë demokratike./Lajmi.net/
At the invitation of the Democratic League of Kosovo (@LDKzyrtare) leadership, I had a good exchange with LDK officials on a number of shared priorities. Responsible political opposition plays a critical role in democratic societies.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 8, 2022