Barca gjen ‘Dani Alvesin e ri’ te Shakhtari

Shakhtar Donetsk mund të ketë lojtarin që kërkon Barcelona.

Sport

08/06/2022 14:00

Skuadra katalane është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë. Së fundmi, thuhet se ata kanë identifikuar ‘Dani Alvesin e ri’.

Sipas ‘Sport’, Barcelona ka shënjestruar mbrojtësin e djathtë, Dodo, transmeton lajmi.net.

23 vjeçari është nën kontratë me skuadrën ukrainase deri në vitin 2025, por mund të largohet gjatë verës, për shkak edhe të situatës në terren, të pasuar nga agresioni rus në Ukrainë.

Përveç Barcelonës, edhe Real Madrid, Bayern dhe Tottenham kanë monitoruar Dodon. /Lajmi.net/