Raphinha refuzon Liverpoolin, ka vetëm një dëshirë

Raphinha vazhdon ta ketë të paqartë se ku do të luajë sezonin tjetër.

Sport

06/06/2022 18:46

Skuadra e Barcelonës është shprehur e interesuar për shërbimet e anësorit brazilian të Leeds United.

Mbijetesa e Leeds në Premier League hapi telashe për transferimin, pasi skuadra angleze nuk zbriti çmimin e Raphinha.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, anësori dëshiron vetëm Barcelonën, përcjell lajmi.net.

Thuhet se Liverpool ka bërë një ofertë për kartonin e brazilianit, por lojtari ka refuzuar të kalojë te ‘Reds’.

Dëshira e tij e vetme është Barcelona dhe ai do të pres deri në fund për të parë lëvizjet e katalanëve.

Barca e sheh lojtarin si të duhurin për të zëvendësuar Ousmane Dembele. /Lajmi.net/