Grupi i Kosovës: Qipro dhe Irlanda V luajnë baras

Irlanda Veriore ka bërë një tjetër hap të gabuar në Ligën e Kombeve.

Sport

05/06/2022 20:02

Irlanda Veriore, pas humbjes ndaj Greqisë, ka luajtur baras 0:0 ndaj Qipros, shkruan lajmi.net.

Shihej si një nga skuadrat e forta të grupit, por në dy ndeshjet e para irlandezët japin gjasa të mëdha për rezultate sa më të mira të Kosovës.

Me barazimin e sotëm 0:0, Irlanda dhe Qipro mbesin me nga një pikë në grup, kurse Kosova dhe Greqia kanë nga 3 pikë dhe përballen sonte në Prishtinë.

Duket se gara për vendin e parë në grup do të jetë mes Kosovës dhe Greqisë.

Barazimi i Irlandës V dhe Qipros bën që çfarëdo rezultati sonte e mbanë Kosovën në pozitën e dytë. /Lajmi.net/