Përfundon pjesa e parë: Kosova U21 në avantazh ndaj Andorra U21
Kombëtarja e Kosovës për grupmoshat U21 është duke fituar ndaj Andorras.

Sport
Kosova U21 po fiton 1:0 në udhëtim te Andorra U21.
Ndeshje kjo e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Evropian, transmeton lajmi.net.
Në minutën e 11` ishte Valmir Veliu që shënoi nga pika e bardhë, kështu duke ia dhënë epërsinë ‘Dardanëve’.
Në anën tjetër, edhe vendasit kishin raste, por nuk gjetën golin.
Kosova gjenden në grupin e G, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke , Slloveninë, Shqipërinë dhe Andorran.
Nëse kombëtarja kosovare arrin fitore, atëherë do të shkojë në kuotën e 11 pikëve në vendin e tretë./Lajmi.net/