Përkundër insistimit të lojtarit, Bayerni nuk dëshiron ta shesë Lewandowskin

Bayern Munich po këmbëngul për të mos e shitur sulmuesin e tyre kryesor, Robert Lewandowski.

Sport

04/06/2022 12:05

Përkundër që lojtari insiston se duhet të largohet, bavarezët po tentojnë ta mbajnë me çdo kusht polakun.

33-vjeçari tash e disa kohë e ka shprehur haptazi dëshirën për të ndërruar ambient, me Barcelonën që është në “pole position” për shërbimet e tij, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhë kjo “telenovelë” e cila akoma nuk ka gjetur zgjidhje. /Lajmi.net/