Foden pozitiv me Covid

Phil Foden është infektuar me Covid.

Sport

03/06/2022 16:13

Phil Foden do të humbasë ndeshjen e Anglisë, pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Anglia ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kombeve do ta zhvillojë ndaj Hungarisë dhe prezent nuk do të jetë ylli i Man City, Foden.

Anglezi ishte ftuar me kombëtaren e tij për ndeshjet e qershorit, por u detyrua të largohet ende pa luajtur, për shkak të infektimit me virus.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i kombëtares, Gareth Southgate.

“Phil Foden rezultoi pozitiv me Covid kështu ai u detyrua të largohet”, tha trajneri i Anglisë, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai tha se shpreson që ai të rikuperohet në ndeshjet e ardhshme.

“Shpresoj që ai të rikthehet për ndeshjen ndaj Gjermanisë. Do të varet nga simptomat e tij”, tha Gareth.

Anglia gjenden në ligë A, grupin e 3 së bashku me Gjermanin, Italinë dhe Hungarinë./Lajmi.net/