Brisard, gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Qipro – Kosovë
Kosova kërkon fitoren në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve.

Sport
Dardanët luajnë në udhëtim kundër Qipros. Për shumë ndjekës të futbollit, Kosova shihet favorite në këtë ndeshje.
Në ndeshjen që luhet në ‘AEK Arena’, gjyqtar i takimit do të jetë francezi Jerome Brisard, transmeton lajmi.net.
Ndihmësit e Brisard në këtë takim do të jenë Benjamin Pages dhe Alexis Auger, po ashtu nga Franca.
Gjyqtar i katërt është caktuar Thomas Leonard, kurse në dhomën e VAR është Pierre Gaillouste, dhe ndihmës i tij është Romain Lissorgue. /Lajmi.net/