‘Sky Sports’: Gjasat e vogla për transferimin e Frenkie de Jong te Man United
Gjasat janë të vogla që Frenkie de Jong të shkojë drejt Man United.
Sport
Manchester United lidhen me transferimin e mundshëm të Frenkie de Jong gjatë merkatos së verës.
Tash e disa javë mesfushori shihet në proces të largimit te Barca, ndonëse vet ai ka thënë se preferon qëndrimin në ‘Camp Nou’
Edhe raportimet e fundit nga ‘Sky Sports’ janë në vijën e njëjtë. Një marrëveshje e mundshme mes Man United dhe Frenkie de Jong ka pak gjasa të arrihet – së paku në këtë fazë, përcjell lajmi.net.
Ka shumë probleme për këtë marrëveshje, përfshirë çmimin e kartonit të lojtarit.
Një tjetër arsye pse operacioni është vështirë i finalizueshëm është sepse United nuk luajnë në CHampions League sezonin tjetër. /Lajmi.net/