Barcelona ofron para + Dest për Kounde

Barcelona janë duke kërkuar edhe një qendërmbrojtës, pas Andreas Christensen.

Sport

01/06/2022 14:02

Xavi Hernandez pëlqen jashtëzakonisht shumë mbrojtësin e Sevilla, Jules Kounde, për të cilin Barca është gati të bëjë një ofertë.

Barcelona është gati të ofrojë një shumë të caktuar parash, si dhe shërbimet e ndonjë lojtari, përfshirë Sergino Dest, përcjell lajmi.net.

Sevilla ka kërkesa të larta për kartonin e francezit, por shpresat janë që shuma të zbehet duke përfshirë një lojtar në ofertë.

‘Mundo Deportivo’ thotë se Kalidou Koulibaly është alternativa për Kounde. /Lajmi.net/