Kriza ekonomike: Kessie dhe Christensen kanë kompletuar transferimin te Barca – klubi s’mund t’i regjistrojë

Barcelona vazhdon të jetë e zhytur në krizë ekonomike.

Sport

01/06/2022 09:31

Raportime nga Fabrizio Romano bëjnë të ditur se Barcelona vazhdon të jetë në telashe të mëdha kur vjen puna tek aspekti financiar.

Franck Kessie dhe Andreas Christensen thuhet se kanë kompletuar transferimin te Barcelona, si lojtarë të rinj, por qëndron një problem tjetër, përcjell lajmi.net.

Klubi nuk mund t’i regjistrojë asnjërin prej dy lojtarëve, për shkak të strukturës në paga.

Barcelona do të duhet të largojë disa lojtarë nga fondi aktual, për të liruar vend për prurje të reja. /Lajmi.net/