De Jong për ‘ESPN’: Preferoj qëndrimin te Barcelona

Frenkie de Jong është deklaruar përsëri për të ardhmen e tij.

Sport

31/05/2022 13:01

Emri i mesfushorit holandez ka qenë i përfshirë nëpër shumë spekulime që e largonin nga ‘Camp Nou’.

Së fundmi, duke komentuar për të ardhmen e tij, Frenkie de Jong ka rikonfirmuar se preferon qëndrimin te Barcelona.

“Preferoj qëndrimin te Barcelona. E kam thënë edhe më parë, Barca është klubi i ëndrrave të mia”, ka thënë Frenkie de Jong, transmeton lajmi.net.

“Kontakte me klube tjera? Nuk dua të flas më për thashetheme. Ndihem mirë te Barcelona. Nuk ka marrëveshje dhe asgjë zyrtare”, shtoi holandezi.

Frenkie de Jong lidhej me një kalim të mundshëm te Manchester United dhe kriza ekonomike te Barcelona i bënte më të besueshme spekulimet për largimin e tij. /Lajmi.net/