Robertson: Kemi simpati dhe emocion për Ukrainën, por për 90-120 minuta kërkojmë Kupën e Botës

Andrew Robertson ka dhënë disa komente para ndeshjes ndaj Ukrainës.

Sport

31/05/2022 12:35

Nesër, kombëtarja e Skocisë luan ndeshjen kualifikuese ndaj Ukrainës. Para kësaj ndeshje, disa komente ka dhënë kapiteni i skocezëve, Andry Robertson.

Mbrojtësi e pranon se edhe ata vet si kundërshtar kanë një simpati për Ukrainën dhe emocion të fortë për ta pas ngjarjeve që ndodhën së fundmi, por thotë se duhet të luftojnë për kualifikimin në Kupën e Botës.

“Kemi simpati të madhe për njerëzit në Ukrainë, sigurisht që po. Mendoj se është korrekte të thuhet se të gjithë nga Federata Skoceze dhe kjo skuadër kanë qëndruar prapa Ukrainës që nga fillimi. Çfarë kemi parë është e tmerrshme”, ka thënë Robertson ,transmeton lajmi.net.

“Për 90 minuta apo 120 minuta, ne duhet të ndajmë mendimet tona. Ne duam të shkojmë në Kupën e Botës, të jemi gati të sfidojmë emocionet që Ukraina na sjell”, ka shtuar skocezi.

Gjysmëfinalja e ‘Play Off’ ishte planifikuar për muaj më parë, por agresioni rus në Ukrainë bëri që gjithçka të shtyhej. /Lajmi.net/