Xavi ka biseduar me Neves, lojtari i bindur nga projekti i Barcelonës – pritet transferimi

Ruben Neves mund t’i bashkohet Barcelonës.

Sport

31/05/2022 09:31

Në prag të merkatos së verës, skuadrat po vazhdojnë të vendosin bazat e tyre për t’i finalizuar më pas marrëveshjet me emrat e preferuar.

Njësoj po bën edhe Barcelona. Sipas raportimeve të ‘Sport’, katalanët kanë shënjestruar lojtarin portugez, Ruben Neves, përcjell lajmi.net.

Xavi Hernandez thuhet të ketë biseduar personalisht me portugezin e Wolverhampton dhe lojtari është bindur nga projekti që i ka paraqitur trajneri .

Neves mund të mbulojë edhe hapësirat e Sergio Busquets, si pivot i vetëm në mesfushë.

Nuk dihet se cilat janë kushtet që duhet plotësuar për një marrëveshje mes Barcelonës, Wolves dhe Neves. /Lajmi.net/