Shaqiri ‘bllokohet’ në Çikago – i prishet aeroplani

Xherdan Shaqiri do të vonohet në grumbullimin me kombëtaren e Zvicrës.

Sport

30/05/2022 23:24

Lojtari që luan me skuadrën e Chicago ka mbetur i bllokuar në qytetin e Çikagos në ShBA.

Sipas raportimeve nga mediat zvicerane, aeroplanin me të cilin do të udhëtonte Shaqiri ka pësuar një defekt, përcjell lajmi.net.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Fedarata e Futbolli e Zvicrës.

“Shaqiri tashmë ishte në aeroplanin për në Cyrih, por aeroplani është dashur të kthehet prapa dhe të aterojë në Çikago”, ka thënë Adrian Arnold, zëdhënës i Federatës së Futbollit të Zvicrës.

Xherdan Shaqiri pritet t’i bashkohet grumbullimit me kombëtaren të martën (nesër). /Lajmi.net/