Lewandowski: Epoka ime në Bayern ka mbaruar

Robert Lewandowski tha se ka mbaruar periudha e tij te Bayern Munich.

Sport

30/05/2022 15:04

Sulmuesi polak, Lewandowski ka kontratë me Bayern Munich deri në vitin tjetër, por ai do të largohet gjatë kësaj vere.

Drejtuesit e klubit nuk duan ta shesin yllin e skuadrës, por është vet ai që dëshiron të largohet me çdo kusht këtë mërkato.

Në një intervistë gjatë grumbullimit me kombëtaren e tij, Lewa tha se koha e tij te gjiganti gjerman ka përfunduar.

“Epoka ime në Bayern ka mbaruar. Unë nuk shoh asnjë mundësi për të vazhduar të luaj më për këtë klub. Bayern është një klub serioz dhe nuk besoj që do të më mbajnë. Unë nuk dua të luaj më atje. Një transferim është zgjidhja më e mirë. shpresoj të mos më ndalojnë”, ishin fjalët e polakut, përcjell lajmi.net.

Lewandowski së fundmi është i lidhur me një transferim drejt Barcelonës, por që Bayern po tenton ta mbajë atë në ekip të paktën edhe një sezon./Lajmi.net/