Ancelotti: Duhet të tregojmë cilësitë tona, ashtu siç kemi treguar gjithë këtë sezon

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur përpara finales së Ligës së Kampionëve, ndaj Liverpoolit.

Sport

27/05/2022 19:47

Carlo Ancelotti, përpara finales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpool ka dalë para mediave duke u është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve.

Italiani tha se tashmë ka vendosur për formacionin dhe se ekipi i tij duhet të tregojë cilësi, ashtu siç ka bërë gjatë gjithë këtij sezoni.

“Formacionin e kam vendosur, por nuk ua them. Duhet të tregojmë cilësitë tona nesër. E kemi treguar gjatë gjithë sezonit. Kur lojtarët kanë dhënë gjithçka, kanë bërë diferencën. Do jetë një sfidë intensive, me shumë vertikalizime”, ishin fjalët e Ancelottit, përcjell lajmi.net.

Trajneri i Realit tha se lojtarët e tij do të kërkojë të bëjë më të mirën në përballjen ndaj Liverpool-it.

“Në një finale gjithçka mund të ndodhë. Duhet të jemi gati. Shkojmë për të bërë më të mirën, por nuk jam i bindur që mjafton për të fituar. Ka diçka në futboll që nuk e kontrollin dot. Duhet shijuar deri kur të bjerë bilbili, pastaj është tjetër histori”, tha Ancelotti.

Finalja në mes Liverpool – Real Madrid zhvillohet nesër, me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/