Mediet spanjolle: Barcelona do t’i zyrtarizojë Kessien dhe Christiensen në javët në vazhdim

Barcelona tashmë ka arritur marrëveshje me Frank Kessie dhe Andreas Christiensen që këta dy të fundit të transferohen gjatë këtij afati kalimtar.

Sport

27/05/2022 10:31

Siç raportojnë mediet spanjolle, ndonëse marrëveshja është arritur, zyrtarizimi nga ana e klubit mund të vonojë edhe për pak kohë.

Ështe Ferran Correas, gazetar i afërt me klubin, ai që thotë se zyrtarizimi i dyshes mund të vonojë disa javë, transmeton lajmi.net.

Kessie para pak ditësh e konfirmoi largimin nga klubi i Milanit, ndërsa për danezin Christiensen gjërat rrodhën shumë më shpejt. /Lajmi.net/