Kërkesa e Guardiola për krerët e City – Jesus, Sterling e Mahrez të qëndrojnë

Gabriel Jesus megjithatë mund të mos largohet nga Man City.

Sport

25/05/2022 09:45

Sulmuesi brazilian i Manchester City, Gabriel Jesus lidhet me një largim të mundshëm nga Manchester City tash e disa javë.

Shumë skuadra janë interesuar për shërbimet e tij, por duket se Pep Guardiola ka një tjetër plan për të.

Sipas raportimeve nga Graeme Bailey, Guardiola i ka bërë të qartë krerëve të klubit se ai nuk dëshiron ta humb asnjërin nga Gabriel Jesus, Raheem Sterling e Riyad Mahrez, përcjell lajmi.net.

‘Citizens’ janë duke punuar për të siguruar një kontratë afatgjate për brazilianin.

Arsenal dhe Tottenham duhet të mbesin në pritje të një vendimi të City, pasi të dyja skuadrat janë të interesuara për sulmuesin. /Lajmi.net/