Tashmë e sigurt: Gabriel Jesus do të largohet nga Man City – Arsenali i interesuar për lojtarin

Gabriel Jesus do të largohet këtë verë nga Manchester City.

Sport

24/05/2022 19:40

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, lojtari do t’i ndajë rrugët me “Qytetarët” dhe është Arsenali e cila do të tentojë ta marrë futbollistin.

Vetë braziliani ditë më parë deklaroi se e ardhmja e tij është e paqartë, pas ardhjes së Erling Haaland në “Etihad Stadium”, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, Arsenali, pas largimit të Alexandre Lacazette si lojtar i lirë, do të tentojë të përforcojë radhët e veta me elementë cilësorë për majën e sulmit.

Vlera e lojtarit në treg sillet diku rreth 50 milionë euro, shifër të cilën “Gunners” mund ta përballojnë. /Lajmi.net/