Mbappe: Ëndrra për transferim te Reali kurrë nuk merr fund

Kylian Mbappe ka lënë derën e hapur për skuadrën e Real Madrid.

Sport

24/05/2022 08:46

Ylli i Paris Saint-Germain befasoi skuadrën madrilene kur njoftoi se do të qëndrojë te PSG deri në vitin 2025.

Duke folur para mediave së fundmi, Mbappe ka thënë se ëndrra e tij për transferim te Reali nuk ka marrë fund.

“Kurrë e mbaruar, kurrë e mbaruar”, ka thënë Mbappe për ‘BBC’, transmeton lajmi.net. “Por, tani gjëja e vetme që vlen është se kam nënshkruar për tri vite të tjera”, shtoi francezi.

“Kurrë nuk i dihet çfarë sjell e ardhmja. Refuzoj të mendoj për të tashmen dhe e tashmja është se kam nënshkruar kontratë të re me PSG”, ishin fjalët e lojtarit.

Mbappe thuhej se kishte një marrëveshje në parim me Florentino Perez, por asnjë nga këto nuk vlejti për vendimin final të lojtarit. /Lajmi.net/