Magath ia del ndaj ‘dashurisë së parë’ – Hertha Berlin mbetet në Bundesliga, fiton barazhin ndaj Hamburgut
Felix Magath ia ka dalë me sukses ta mbajë në Bundesliga skuadrën e Hertha Berlin.
Sport
Hertha ka fituar barazhin ndaj skuadrës së Hamburg, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 1:2, nga të dyja ndeshjet, shkruan lajmi.net. Ndeshja e parë i takoi Hamburgut që fitonte në udhëtim 0:1, por në shtëpinë e Hamburgut, Hertha tregoi tjetër fytyrë.
Hertha sonte kaloi në epërsi qysh në minutën e 4’ të takimit, me golin e shënuar nga Boyata. Ky gol i hershëm i dha zemër skuadrës së Felix Magath.
Kryeqytetasit bënin më mirë edhe në vazhdim dhe golin e përmbysjes e gjetën në pjesën e dytë.
Ishte një perlë e Plattenhardt në minutën e 63’ nga gjuajtja e lirë që i dha epërsinë skuadrës nga Berlini.
Me fitoren 0:2 në udhëtim dhe 1:2 me rezultat të përgjithshëm, Hertha do të luajë së paku edhe një sezon tjetër në Bundesliga, kurse Hamburgu shpreson për promovim në Bundesliga pas sezonit tjetër.
Felix Magath mori skuadrën e Hertha Berlin kur kjo e fundit ishte në një krizë rezultatesh dhe rënia nga liga shihej e pashmangshme. Ai ia doli ta mbante skuadrën në Bundesliga, ndonëse përmes barazhit – por kjo ka pak rëndësi. /Lajmi.net/