Tottenham rivalizon Arsenalin në garë për Gabriel Jesus

Arsenal nuk do ta ketë të lehtë transferimin e Gabriel Jesus.

Sport

23/05/2022 16:45

Sipas raportimeve të ‘Telegraph’, skuadra e Tottenham Hotspur është futur në garë për kartonin e Gabriel Jesus, përcjell lajmi.net.

Spurs janë gati të nisin ofertën qysh në javët e para të merkatos, për të rivalizuar Arsenalin.

Arsenal tash e disa javë lidhen me një transferim të mundshëm të Jesus dhe thuhej se ofrojnë deri në 50 milionë euro për të.

Mbetja jashtë Champions League e Arsenal tashmë i jep mundësi të artë skuadrës së Spurs.

Jesus vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Man City. /Lajmi.net/