Real Madridi futet në garë për Lewandowskin

Real Madridi i është bashkuar garës me Barcelonën për Robert Lewandowskin.

Sport

23/05/2022 14:41

Lewandowski ka kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2023, por do të largohet gjatë kësaj vere.

Ai nuk dëshiron të vazhdojë edhe më tej në ‘Allianz Arena’, andaj largimi i tij duket i pashmangshëm.

Sipas ‘Defensa Central’ Real Madridi është i gatshëm t’i bashkohet garës për Robert Lewandowski, pasi humbi Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, përcjell lajmi.net.

Polaku është në bisedime me Barcelonën, por rivalët e ‘El Clasico’ mund të jenë gati të sfidojnë njëri-tjetrin për sulmuesin./Lajmi.net/