Pogba hedh poshtë ofertën e PSG për t’u transferuar në Juventus

Paul Pogba është i vendosur ta refuzojë secilën ofertë vetëm që t’i bashkohet Juventusit.

Sport

21/05/2022 12:53

Sipas asaj që bën të ditur Gazzeta Dello Sport, francezi ka refuzuar një propozim interesant nga Paris Saint Germain, transmeton lajmi.net.

Në mendjen e 28-vjeçarit është vetëm Juventusi aktualisht dhe ky transferim dëshiron që të përfundojë sa më shpejt.

Pas përfundimit të këtij sezoni, Pogba do të jetë lojtar i lirë, meqë i skadon kontrata me Manchester United. /Lajmi.net/