Pep dëshiron që Gundogan të qëndrojë
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola dëshiron që Ilkay Gundogan të qëndrojë në ekipin e tij.
Sport
Gundogan ka kontratë me ‘Citizens’ deri në sezonin tjetër, ndërsa së fundmi është i lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Etihad’.
Por, është trajneri i Cityt që dëshiron të qëndrojë edhe më tej në ekipin e tij.
“Unë e dua atë këtu sezonin e ardhshëm, nuk kam asnjë qëllim që ai të mos jetë këtu”, tha Pep përcjell lajmi.net.
Së fundmi turku me pasaportë gjermane është martuar, ndërsa trajneri katalan e përgëzoi atë.
“Ai po martohet, urime për këtë. Ai kishte leje për të shkuar, e përgëzoj”, vazhdoi ai.
Gundogan është pjesë e Man City që nga viti 2016, nga Borussia Dortmund./Lajmi.net/