Pas deklaratave të Lineker se lojtarët e Tottenham janë helmuar në ushqim – vjen reagimi i klubit
Garry Lineker gjatë ditës së sotme ngriti një shqetësim që lidhej me helmim në ushqim te skuadra e Tottenham.
Sport
Ish-sulmuesi i Spurs shkaktoi një reagim të madh në mediat sociale pasi postoi në Twitter se ka shpërthyer një helmim në ushqim te skuadra londineze.
“Dëgjova se ka një shpërthim të helmimit nga ushqimi në @SpursOfficial. Jo, nuk bëj shaka”, u shpreh ai.
Tottenham është në “pole position” përpara kësaj fundjave për një vend në Champions League, atyre u duhet vetëm një pikë në Norwich, i cili tashmë është i larguar edhe zyrtarisht nga liga për sezonin e ardhshëm, por humbja mund ta lërë Arsenalin të kthehet në vendet e Ligës së Kampionëve.
Lineker duhej të intervistonte Kane në ekspozitën e Muzeut të Londrës, e cila nderon kapitenin e Anglisë dhe sulmuesin e Spurs, por anglezit i është dashur të tërhiqet nga kjo sepse nuk ndihej mirë të premten. Trajneri i Tottenham, Antonio Conte do të përballet me mediat këtë pasdite dhe do të sqarojë çështjen.
Megjithatë, klubi ka shumë besim se nuk ka asnjë problem më të gjerë dhe Kane ka 48 orë kohë për t’u rikuperuar dhe për të luajtur në Norwich të dielën.
Trajneri i Gunners, Mikel Arteta do të ketë nevojë për një tjetër mrekulli pasi ata do të përballen me Everton në Emirates të dielën, dhe pas humbjeve të tyre të njëpasnjëshme në Tottenham dhe ndaj Newcastle, ata do të duhet të fitojnë dhe të shpresojnë që Spurs të rrëshqasin. /Lajmi.net/