Barcelona i nis ofertën e parë Sevillas për kartonin e Kounde

Barcelona thuhet se do të bëjë maksimumin për të arritur marrëveshje me Jules Kounde.

Sport

19/05/2022 12:11

Kounde është një nga mbrojtësit më të pëlqyer në treg, me skuadra si Barcelona, Chelsea e Bayern të interesuara për të.

Dy të parat kanë bërë hapa më konkrete drejt lojtarit. Barcelona thuhet se ka nisur edhe një ofertë së fundmi.

Javi Miguel insiston se katalanët kanë ofruar 20 milionë euro + shërbimet e Sergino Dest dhe Clement Lenglet, për kartonin e Kounde, përcjell lajmi.net.

Francezi kërkohej me ngulm nga Chelsea gjatë verës së kaluar, me ‘Blutë’ që ofronin mbi 60 milionë euro.

Sevilla asokohe kërkonte 80 milionë euro për lojtarin. Nuk dihet se sa do të kërkojnë gjatë kësaj vere. Barca po bën tentimet e para. /Lajmi.net/