‘Bild’ raporton ndryshe: Gundogan nuk do të largohet në fund të sezonit
Mbrëmë u raportua se Ilkay Gundogan do të largohet nga Manchester City.
Sport
Raportime nga Mike Keegan insistonin se Ilkay Gundogan do të largohet nga ‘Etihad Stadium’ në fund të këtij sezoni.
Megjithatë, mediat gjermane kanë një version tjetër. Ata nuk presin një skenar të tillë, përcjell lajmi.net.
Sipas ‘Bild’ dhe ‘Sport1’, nuk ka indikacione që Gundogan do të largohet.
Bisedimet mes ‘Citizens’ dhe mesfushorit gjerman do të nisin në fund të sezonit, për rinovimin e kontratës.
Mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrin palët, lidhur me të ardhmen e Gundogan. /Lajmi.net/