Përfundon takimi mes agjentit të Gavi dhe drejtuesve të Barcës – rinovimi afër

Gavi me shumë gjasë do të zgjasë qëndrimin e tij te Barcelona.

Sport

16/05/2022 16:31

Mesfushori spanjoll i Barcelonës, Gavi vazhdon të jetë pikëpyetje sa i përket rinovimit me Barcelonën.

Takimet mes përfaqësuesit të tij dhe krerëve të Barcelonës kanë qenë të shpeshta në muajt e fundit por akoma nuk ka diçka finale.

‘Cope’ raporton se edhe sot pati një takim mes agjentit të lojtarit dhe krerëve të klubit, përcjell lajmi.net.

Bëhet e ditur se takimi ka shkuar mirë dhe ka përfunduar me pozitivitet nga të dyja palët.

Rinovimi i kontratës tashmë thuhet se është vetëm çështje kohe. /Lajmi.net/