Salah tregon se do jetë i gatshëm ndaj Real Madridit
Mohamed Salah ka njoftuar se do të jetë i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve, ndaj Real Madridit.

Sport
Salah mbrëmë pësoi një lëndim në finalen e Kupës FA.
Ai la fushën në minutën e 33` të ndeshjes, pasi nuk ishte i aftë të vazhdonte më tej.
Liverpooli arritën ta fitojnë trofeun e Kupës, ndërsa Salah pas ndeshjes tha se ai do të jetë i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve.
Ai u pyet nga një gazetar nëse do të luajë ndaj Real Madridit, ndërsa ai u përgjigj: “Po jam mirë”, përcjell lajmi.net.
Salah në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2018 ndaj Realit pësoi një lëndim dhe u detyrua të lëshojë fushën më herët. Atë vite Real Madridi mposhti Liverpoolin me rezultat 3:1./Lajmi.net/