I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin vjen në Kosovë, viziton Manastirin e Deçanit
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Lajme
Ai ka vizituar Manastirin e Deçanit, teksa për këtë aktivitet të tij ka njoftuar me anë të një postimi në Tëitter, shkruan lajmi.net.
“Shkëlqyeshëm të vizitosh Manastirin e Deçanit dje dhe të bisedosh me At Sava. Trashëgimia kulturore e Deçanit është pjesë e rëndësishme e Kosovës multietnike. Mezi pres të kthehem në të ardhmen”, ka shkruar Sarrazin.
Great to visit @DecaniMonastery yesterday and to talk Father Sava. Cultural heritage of #Detschani is an important part of the multi-ethnic #Kosovo. Looking forward to coming back in future. pic.twitter.com/t8ieX25lZx
— Manuel Sarrazin (@ManuelSarrazin) May 13, 2022
Kjo vizitë e Sarrazin në Manastirin e Deçanit vjen në një kohë kur ndërkombëtarët po bëjnë presion që të zbatohet vendimi i Kushtetueses për pronën përreth Manastirit të Deçanit.
Mediat raportuan dje se Sarrazin do të ketë takim edhe me kryediplomatën Gërvalla mirëpo që kjo e fundit nuk ka njoftuar ende diçka zyrtare. /Lajmi.net/