Jasharaj: Përgjegjëse për orët e humbura në arsim është Qeveria
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jashari tha se Qeveria është përgjegjëse për orët e humbura të nxënësve.
Lajme
I pyetur se kush e mbanë përgjegjësinë për orë të humbura të nxënësve si pasojë e grevave, Jashari tha se përgjegjësia është e ekzekutivit.
“Qeveria (është përgjegjëse). Ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi. Ne angazhohemi për cilësi dhe organizojmë trajnime. Për greva flet MASHTI dhe ekspertët e SBASHK-ut, nuk jam unë këtu për cilësi. Ne po flasim për greva ndërsa për cilësi vjen dikush tjetër në vend timin”, tha Jashari.
Ndërsa i pyetur pse asnjëherë SBASHK-u nuk ka bërë greva për cilësi, Jashari thotë se MASHTI është përgjegjëse për mbrojtjen e cilësisë dhe se ata i drejtojnë mësimdhënësit.
“MASHTI, janë të thirrur që ta mbrojnë cilësinë. Ata i drejtojnë mësimdhënësit. Unë edhe në takime të hapura edhe në takime të mbyllura kam thënë që mësimdhënësi i Kosovës nuk mund të zhvillojnë betejë çfare po presim ne, me shkumës dhe me shpuza, ne kërkojmë kushte të tjera të punës”, tha ai
Më tej gjatë emisionit “Këndi i Debatit”, Jashari tha se duhet të angazhohen inspektorë profesional që të dërgohen në orë mësimore për ta vëzhguar nga afër zhvillimin e procesit mësimor.
“Duhet të dërgohen inspektorët profesional në orë mësimore për të parë se si punojnë ata. Ne kemi bërë kërkesë të shtohet divizioni i inspektorëve profesional, çdo ditë të shkojnë në orë dhe mësimdhënësit të cilët nuk janë të përgatitur le të nxjerrën nga procesi mësimor”,theksoi Jashari në Tëvë1.