Pas De Jong, Barcelona e vendos edhe Ter Stegen në shitje

Joan Laporta po zbulon fytyrën e vërtetë të gjendjes te skuadra e Barcelonës.

Sport

12/05/2022 10:46

Mbrëmë raportohej se Frenkie de Jong ka arritur marrëveshje me Manchester United, por situata mund të shkojë keq edhe për yjet tjerë.

Raportime të ‘Ser’ insistojnë se edhe Marc Andre ter Stegen do të jetë në shitje, përcjell lajmi.net.

Barcelona pritet të shqyrtojnë të gjitha ofertat për portierin gjerman.

Klubi ‘Blaugrana’ është në gjendje të rëndë ekonomike dhe duket se situata nuk është përmirësuar, përkundër transferimeve të janarit.

Mbetet të shihet se si do të ecin punët për Barcelonën, gjatë merkatos së verës. /Lajmi.net/