Barcelona përgatit 25 milionë euro – gjen zëvendësuesin afatgjatë të Jordi Alba
Barcelona ka identifikuar zëvendësuesin për Jordi Alba.
Sport
Katalanët kanë vënë në shënjestër lojtarin e skuadrës së Benfica, Alejandro Grimaldo, përcjell lajmi.net.
Pedro Almeida insiston se Barcelona do të nis një ofertë prej 25 milionë eurove në drejtim të zyrave të Benfica.
26 vjeçari e kishte nisur rrugëtimin e tij si futbollist pikërisht te Barcelona, nga akademia La Masia.
Grimaldo ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni me fanellën e Benfica.
Mbrojtësi tashmë pëlqehet nga skuadra nga ‘Camp Nou’, por mbetet të shihet nëse Benfica do të pranojë ofertën për mbrojtësin e majtë.
Grimaldo shihet si zëvendësues afatgjatë për Jordi Alba. /Lajmi.net/