Aubameyang: Shpresoj me gjithë zemër që Dembele të qëndrojë

Pierre Emerick Aubameyang dëshiron që Ousmane Dembele të qëndrojë te Barcelona.

Sport

11/05/2022 11:08

E ardhmja e Ousmane Dembele me Barcelonën vazhdon të jetë në pikëpyetje, me kontratën e francezit që skadon në fund të këtij sezoni.

Lojtari nuk ka akoma një marrëveshje me skuadrën. Gjithë këtë situatë, Aubameyang e sheh vetëm duke shpresuar. Dëshira e tij është ta ketë francezin në ‘Camp Nou’.

“Ai është vëllai im i vogël. Ne kemi kaluar shumë kohë së bashku që nga dita e parë”, ka thënë Aubameyang, transmeton lajmi.net.

“Kur shkova në Dortmund, e njihja pak. Me kohën ne ndërtuam një relacion dhe e shoh tashmë si vëlla”, shtoi sulmuesi nga Gaboni.

Aubameyang dhe Dembele kanë bërë kombinime të mira edhe te Barcelona. Një kombinim fatal ishte edhe ai në ‘El Clasico’. /Lajmi.net/