Fabian Ruiz në listën e dëshirave të Barcës – çmim ‘i çmendur’ i vendosur nga Napoli
Mesfushori i Napoli, Fabian Ruiz është në listën e dëshirave të Barcelonës.
Sport
‘Diario AS’ bën të ditur se Napoli janë gati të ndajnë rrugët me mesfushorin spanjoll dhe Barcelona është një nga pistat e mundshme, përcjell lajmi.net.
26 vjeçari ka kontratë deri në vitin 2023 dhe akoma nuk është pajtuar për rinovim kontrate.
Gjasat janë të vogla që Fabian Ruiz të vazhdojë qëndrimin e tij, prandaj La Liga shton vëmendjen te lojtari.
Barca po konsideron një lëvizje për të, por edhe Real Madrid përcjell lojtarin tash e sa kohë.
Thuhet se Napoli do të kërkojë rreth 55 milionë euro për kartonin e lojtarit, shifër kjo që mund t’iu hap telashe Barcës e Realit. /Lajmi.net/